Gjatë dekadës së fundit, emigrantët kanë sjellë në Shqipëria 7.7 miliardë euro, po aq sa rezulton buxheti i shtetit në një vit. Të dhënat e fundit të Bankës qendrore, vlerësojnë se varësia që kanë 30% e familjeve shqiptare vazhdon të jetë e lartë, pasi çdo muaj emigrantët dërgojnë rreth 90 mln euro përmes kanaleve zyrtare.
“Rezultatet tregojnë se remitancat përbëjnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave familjare, ndonëse më pak se një e treta e familjeve kanë përfituar nga to”, thuhet në studimin e fundit të Bankës Qendrore.
Po ashtu, vlerësimet tregojnë se remitancat ndihmojnë në uljen e përqindjes së popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë, çka do thotë se paratë e emigrantëve kanë rritur mirëqenien ekonomike të familjeve shqiptare”.
Banka vlerëson se pa këtë burim ‘parash’ varfëria në Shqipëri do të ishte minimalisht 8% më e lartë sesa sot, duke shkuar në 28%.