Pas sulmit terrorist me 5 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, në Gjermani kanë shpërthyer protestat.
Protestuesit kërkojnë dëbime masive të emigrantëve pasi mjeku saudit kreu sulmin terrorist me makinë në një treg të hapur Krishtlindjes
Taleb al-Abdulmohsen, 50 vjeç, përplasi makinën e tij në një treg të mbushur plot në qytetin Magdeburg të premten mbrëma, duke vrarë katër gra të moshës 45 deri në 75 vjeç dhe nëntë vjeçarin André Gleißner, si dhe duke plagosur mbi 200 njerëz, shkruan Daily Mail.
Rreth 700 demonstrues të ekstremit të djathtë u mblodhën në Magdeburg mbrëmjen e së shtunës, teksa mbanin në duar pankartat që shkruajnë “Remigrimi Tani”. Po ashtu nuk munguan përleshjet me policinë.
“Kushdo që nuk e do Gjermaninë duhet të largohet nga Gjermania”, “Emigracioni vret” dhe “Ne duhet të marrim përsëri qytetet tona, fshatrat dhe atdheun tonë’, janë këto disa nga shkrimet në pankarat që ata mbanin në duar.
Kancelari Olaf Scholz ka dënuar sulmin dhe ka bërë një thirrje për unitet kombëtar mes tensioneve të larta politike ndërsa Gjermania po shkon drejt zgjedhjeve të 23 shkurtit.
I dyshuari saudit, psikiatri dhe aktivisti anti-islamik al-Abdulmohsen, kishte bërë kërcënime me vdekje në internet kundër qytetarëve gjermanë, shkruan më tej Daily Mail.