Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në seancën plenare të ditës së sotme ka sqaruar emërimin e mësuesit në Berat, Ëngjëll Bregu, i cili rezulton se është dënuar për pedofili.
Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, Kushi tha se gjykata nuk i ka hequr mësuesit të drejtën e ushtrimit të profesionit, ndaj drejtoria arsimore rajonale e ka rikthyer mësuesin në punë pas aplikmit të tij.
“Pas ngjarjes së ndodhur në Berat ky mësues është dënuar për vepra të turpshme, por gjykata nuk i ka hequr atij të drejtën e ushtrimit të profesionit, as në mënyrë të përhershme dhe as të përkohshme. Ndaj drejtoria arsimore rajonale duke mos disponuar asnjë vendim gjykate ku të ndalohet një veprim i tillë e ka rikthyer mësuesin në punë pas kryerjes së dënimit. Në vitin 2017 mësuesi ka aplikuar përsëri konform akteve ligjore dhe është punësuar që nga viti 2018 me kontrata të përkohshme. I përmenda këto për të thënë që mësuesi nuk është rikthyer tani në punë”, u shpreh ministrja.
Më tej, Kushi u shpreh sepër raste të tilla si veprat penale të pedofilisë, po ndërrmeret një nismë bashke me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja që të mos fshihen asnjëherë nga dëshmia e penalitetit.
“Kam biseduar që në të ditën e parë me ministrin e Drejtësisë, që disa vepra të rënda të mos fshihen nga dëshmia e penalitetit. Këtu sinqerisht jam e hapur që të pres sugjerimet tuaja. Siguria e fëmijëve duhet të kapërcejë çdo interes politik dhe vetjak”, u shpreh ministrja.