Çip në trurin e njeriut brenda gjashtë muajve. Është kjo risia më e fundit e prezantuar nga Elon Musk gjatë eventit ‘Neuralink Shoë and Tell’, në të cilin prezantoi të rejat më të fundit nga kompania e cila ndër të tjera ofron implante që lidhin trurin me kompjuterin.
Është si të zëvendësoni një pjesë të kafkës tuaj me një orë inteligjente, në mungesë të një analogjie më të mirë.
Ne besojmë se duhet të jemi gati të kemi një çip tek një njeri brenda 6 muajve.
Po punojmë shumë, përpara se të vendosim një çip te njeriu, duam të sigurohemi që funksionon në mënyrë të përsosur.
Në vijim të fjalës së tij, themeluesi i SpaceX, CEO i Tesla dhe së fundmi pronar i Twitter, shfaqi një video për të dokumentuar efektivitetin e pajisjes, e cila lejon një majmun të lëvizë kursorin e miut dhe të shkruajë në kompjuter duke përdorur mendjen e tij.
Ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të testuar pajisjet, por jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në lidhje me implantet te kafshët: këto janë operacione për të konfirmuar informacionin jo për të eksploruar.
Por ideja pas Neuralink ngre shumë pyetje, duke filluar nga ato etike. Debati përfshin edhe qëndrimet e atyre që ngrenë hipoteza se këto pajisje mund të ofrojnë mbështetje, për shembull, për personat me aftësi të kufizuara ose për subjekte që për shkak të traumave dhe patologjive, humbasin aftësinë për të përdorur duart ose për të parë.
Madje edhe Musk, pasi përsëriti se testet do të kryhen me rigorozitet dhe me një vlerësim të kujdesshëm të rreziqeve, projekton veten ndaj pasojave të mundshme dhe hipotezon një përdorim të pajisjeve në fushën mjekësore:
Mund të tingëllojë e mrekullueshme, ne jemi optimistë lidhur me mundësinë e rivendosjes së funksionit të plotë të trupit për dikë me një dëmtim të rëndë të shtyllës kurrizore.
Gjatë prezantimit, Musk shpjegoi se kompania ka dorëzuar shumicën e dokumentacionit të nevojshëm në FDA (Food and Drug Administration).
Ndoshta brenda gjashtë muajsh do të jemi në gjendje të testojmë Neuralink tek një qenie njerëzore.