Elis Halili zgjidhet kryetar i komanduar i Bashkisë Vlorë

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur Elis Halilin për të drejtuar bashkinë e Vlorës deri në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen pas disa muajsh.

Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili ishin tre emrat që u votua me votë të fshehtë nga ku Halili rezultoi më i votuari.Edhe përpara votimit në këshill Bashkiak Elis Halili përflitej si më i avantazhuari.Ai ishte emëruar vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqjes së Ermal Dredha, dhe është përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet.

Të Fundit