Elbasan/Prova e falsifikimit, Stop gjen zgjidhje per shtepine e te divorcuares! Stop-14 Tetor 2020

Përmes kameras së fshehtë, “Stop” zbulon gjendjen faktike të dosjes së privatizimit për familjen Topurja në Elbasan, Drejtoresha e Entit të Banesave pranon, se certifikata e trungut familjar të vitit 1992 e familjes Topurja ka qene me 8 anëtarë, ku është dhe Gazmendi dhe Irena. Por sot, po të aplikojnë në Gjendjen Civile për një certifikatë familjare, Gazmendi dhe Irena janë hequr. Drejtoresha e Entit jep një zgjidhje përmes Këshillit Bashkiak, i cili mund të ndryshojë emrin e aplikantit nga Hasani tek i biri dhe nusja. Gruaja e divorcuar dhe fëmijët e saj kanë rreth 3 vjet, që kërkojnë zgjidhje në bashki, por asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim. Me interesimin e “Stop”, rasti do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe do ngrihen dy grupe për analizimin e rastit dhe dhënien e zgjidhjes.

Të Fundit