Elbasan/ Falsifikohet gjendja civile qe te nxjerrin gruan pa shtepi! – Stop
KLIPET

Elbasan/ Falsifikohet gjendja civile qe te nxjerrin gruan pa shtepi!

Stop është ndalur në Elbasan për një problem familjar dhe pronësie të familjes Topurja. Regis Topurja 18 vjec denoncon tentativat e gjyshit dhe babait të tij, pas divorcit të prindërve, për t’i marrë atë, që i takon nga apartamenti i tyre. Familja Topurja ka jetuar në këtë apartament që në vitin 1994 dhe ai ishte përfituar nga Enti i Banesave nga puna me kontribut vullnetar nga Fabrika e Cimentos.Në atë kohë aplikoi gjyshi i Regisit, por shtëpia u takon të gjithë anëtarëve, që kanë qenë në trungun familjar në atë kohë.

Aplikimi i privatizimit është në emër të Hasan Topurja, por aty kanë jetuar Gazmendi, i biri dhe e shoqja e tij Irena Topurja. Në vitin 2019, pas divorcit të djalin, gjyshi ka falcifikuar certifikatat famijare të trungut familjar dhe kërkon të nxjerrë pa pjesë gruan me 3 fëmijë, duke ia lënë shtëpinë vetëm të birit në kundërshtim me ligjin. Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Gjendjes Civile Elbasan, ku pati një takim me drejtorin për falsifikimin e dokumenteve të familjes Topurja.

Përmes kameras së fshehtë, “Stop” zbulon gjendjen faktike të dosjes së privatizimit për familjen Topurja në Elbasan, Drejtoresha e Entit të Banesave pranon, se certifikata e trungut familjar të vitit 1992 e familjes Topurja ka qene me 8 anëtarë, ku është dhe Gazmendi dhe Irena. Por sot, po të aplikojnë në Gjendjen Civile për një certifikatë familjare, Gazmendi dhe Irena janë hequr. Drejtoresha e Entit jep një zgjidhje përmes Këshillit Bashkiak, i cili mund të ndryshojë emrin e aplikantit nga Hasani tek i biri dhe nusja. Gruaja e divorcuar dhe fëmijët e saj kanë rreth 3 vjet, që kërkojnë zgjidhje në bashki, por asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim. Me interesimin e “Stop”, rasti do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe do ngrihen dy grupe për analizimin e rastit dhe dhënien e zgjidhjes.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *