Është ekstraduar nga Spanja këtë të premte shtetasi Juxhin Koka, 31-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas raportimeve, 31-vjeçari akuzohet nga SPAK-u se, në muajin shkurt 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit.
Ndërkaq, në muajin shkurt 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.




