Eksperti ushqimor: Kujdes nga salmonela, lajini vezët e fshatit para përdorimit

Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore tha në Euronews Albania se vezët e fshatit që bëhet nga pula të rritura në natyrë e kanë të verdhën në ngjyrë më të fortë.

Përveç benefiteve që ka organizmi i njeriut nga konsumimi i vezës, e cila është shumë e pasur me vitaminë A, ajo bart edhe rrezikun e salmonelës.

Eksperti këshilloi që në rastin e vezëve të fshatit, ato të lahen me ujë të rrjedhshëm përpara konsumimit.

“Nëse e marrim vezën dhe s’e kemi lartë me ujë të rrjedhshëm ajo ka rrezikun e salmonelës. Në lëkurën e tyre ka salmonelë, kur do ta skuqësh duhet ta lash mirë. Nëse e tepron me vezën, vepron kolesteroli. Nuk duhen konsumuar më shumë se  1-2 kokrra në ditë, nëse konsumohet më tepër është rreziku i kolesterolit”, tha eskperti.

Të Fundit