Në vitin 2021 kemi transmetuar denoncimin e zotit Drilon Leci, 23 vjec, nga Kosova, i angazhuar si lojtar futbolli. Ai tha, se ishte mashtruar nga një person, i quajtur Andi Zorba. Ky i fundit, i ka shkruar Drilonit në rrjetet sociale, duke iu prezantuar si menaxher futbolli, dhe duke i premtuar, ta ndihmonte të bëhej pjesë e klubit Samsumspor në Turqi. Kjo lëvizje, do t’i kushtonte Drilonit 5000 euro. 23 vjecari i dërgoi 1450 euro, por kontrata nuk u bë.Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë. Një futbollist nga Kosova prej nëntë vjetësh, tregon, se ka rënë pre e mashtrimit të Andi Zorbës. Deri më sot Zorba i ka marrë 4600 euro, duke i dërguar në këmbim ftesa dhe kontrata false.Denoncuesi ka shkuar në Itali dhe ka pritur tre muaj për një kontratë, por asgjë nuk ka ndodhur. Andi Zorba ka hapur Facebook fals dhe e ka kontaktuar mua.Të dy janë takuar ë Pisa, ku futbollisti ka qenë me testime. Mashtrimin e ka kuptuar, kur është takuar me një lojtar nga Shkupi, me të cilin Andi ka folur shqip.Në materialet, që denoncuesi na ka vënë në dispozicion, kuptohet qartë, se ai ka rënë pre e një mashtrimi, të organizuar nga Andi Zorba, që është prezantuar si menaxher futbolli, duke i premtuar transferim të sigurtë drejt Italisë.Pasi ka marrë paratë, Andi është zhdukur. Në provuam të flasim me të, por bëri sikur nuk i punonte interneti, për të ndërprerë komunikimin.
