Ekipi i vajzave basketbolliste të Përmetit është shpallur Kampion Kombëtar për moshat deri në 16 vjeç.
“Trëndafilat e Përmetit”, me trajnerin e njohur Et’hem Kaso, ka arritur të fitojë trofeun e basketbollit për vajzat në sezonin 2024-2025. Në ndeshjen finale të kampionatit, përmetaret mundën ekipin “Goga Basket”, ndërsa sportistja Aurora Dhedhes u shpall lojtarja më e mirë e takimit.
Ndeshja finale u zhvillua në Pallatin e Sportit të rinovuar së fundmi të qytetit të Përmetit. Basketbolli për vajza ka krijuar një traditë të veçantë dhe shumë të suksesshme në Përmet gjatë viteve.