Ekipit shqiptar Çamëria nuk do i lejohet të marrë pjesë në Champions League e Minifootball në Greqi, shkak logoja, emri dhe fanella
Trajneri Irtan Sejko ka reaguar duke thënë se:
“Autoritetet greke nuk dëshirojnë që skuadra me emrin “Çamëria” të marrë pjesë në Champions League e minifutbollit që zhvillohet në (Kretë) Greqi për shkak të simboleve”
Mediat greke kanë ngritur si shqetësim se si një ekip shqiptar nën emrin “Çamëri” luan në kompeticionin e minifutbollit që zhvillohet në Greqi.
Ekipi shqiptar është paralajmëruar të bëjë kujdes për shkak të grupimeve nacionaliste atje.