Një efektiv i “Patrullës së Shqiponjave” është sulmuar me thikë, teksa ka ndërhyrë për të neutralizuar një person që shfaqte shenja agresiviteti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Durrës, pranë vendit të njohur si “Brryli”.
Mësohet se kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë mbi personin i cili po lëvizte në zonë me një thikë në dore. Korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi raporton se në momentin që efektivi i është afruar, ai e ka sulmuar duke e dëmtuar me thikë në duar, por pavarësisht kësaj ai ka mundur ta neutralizojë autorin duke e ndaluar.
Efektivi është dërguar në urgjencën e spitalit e Durrësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autori, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor është dërguar në ambientet e komisariatit