Edmond Tupe: Në punë harroj dhe autizmin e dhimbshëm të tim biri

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” në Tv Klan po trajtohet tematika në lidhje me diferencën që qëndron mes të bërit punën që do dhe të punosh për të jetuar.

Mes panelit të të ftuarve është përkthyesi dhe shkrimtari i njohur shqiptar Edomond Tupe, i cili është shprehur se e do shumë punën që bën pasi për të është terapi, meditim pasi siç e thotë Tupja kur punon harron dhe autizmin e të birit.

 

Blendi Fevziu: Tupja gjithë jetën e ke pasur pasionin për punën që bën? Nuk ulesh ndonjëherë i lodhur dhe në siklet?

Edmond Tupe: Puna për mua është ndër të tjera edhe terapi.

Blendi Fevziu: Si mund të jetë puna terapi?

Edmond Tupe: Sepse meditimi nuk është vetëm të ulem këtu dhe të bëj rrethin e energjisë dhe të bredh mes yjeve. Edhe këtë e bëj herë pas herë, por përqëndrimi në punë është meditim. Unë harroj gjithçka. Harroj madje po e them publikisht edhe autizmin e dhimbshëm të tim biri. E harroj sepse përqëndrohem.

Blendi Fevziu: Je 100 për qind i fokusuar tek puna?

Edmond Tupe: Po. Sa të pi, të drogohem, unë përkthej, shkruaj.

Të Fundit