Edi Rama publikon pamjet: Nga të katër anët e Europës, të gjithë do të mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Kryeminsitri Edi Rama është në pritje të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet më 16 Maj në Tiranë.

Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku janë pamje nga Sheshi Skëndërbej dhe “Shtëpia e Europës”, ku do të mbahet ky samit.

Rama shkruan krahas fotos se ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në shesh duke iu drejtuar Skënderbeut si “Mbret”. Ai shton se stërnipërit e tij do të jenë të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës.

 

Të Fundit