Edi Rama: Nuk financojmë studentë mjekësie që të shkojnë t’i shërbejnë popullit gjerman

Kryeministri Edi Rama ishte në një kompani fasonerie në Kamzë, nga ku u zotua se do të bëjnë çmos që të rrisin pagat dhe punonjësit të marrin trajtimin e duhur në vendet e punës.

Ai insistoi se nuk do të financojnë më me taksat e qytetarëve studentë në mjekësi që pastaj ata të shkojnë e t’i shërbejnë popullit gjerman.

“Arsyeja pse qeveria financon studime dhe mbulon kosto dhe shpenzime të studentëve është që këta studentë t’i shërbejnë popullit këtu dhe që qeveria të përmbushë qëllimet e vetë shtetit dhe misionet e funksionet e sistemeve të shërbimeve publike këtu, por qoftë e para, pra paga minimale, qoftë kjo e mjekëve, qoftë dhe paga të tjera të targetuara që ne do të rrisim siç kemi bërë më parë me pagën e gjykatësve dhe prokurorëve; sot gjykatësit dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë që ta dini ju, paguhen më shumë sesa ne që jemi këtu, por është bërë për të mbështetur reformën në drejtësi dhe për të mbështetur gjithë atë proces ku ne duam të kemi njerëz të cilët të zbatojnë atë që ne kemi të shkruar ne letër,” – u shpreh Rama.

 

Të Fundit