Edi Paloka: Non-grata e Berishës është fshirë, së shpejti bëhet zyrtare

Edi Paloka flet për media për çështjen e “non-grata” të Sali Berishës, duke u shprehur se “praktikisht është fshirë dhe është vetëm çështje kohe sa kjo të bëhet zyrtare”.

“Sali Berisha nuk zgjodhi rrugën e lobimit, por të drejtësisë për sa i përket “non grata”-s. Fitorja e presidentit Trump e ka ndryshuar totalisht situatën edhe për sa i përket kësaj çështjeje.

Kur sekretari aktual i Shtetit Marco Rubio ishte senator, ngriti pikërisht çështjen e “non grata”-s në senatin amerikan duke akuzuar hapur administratën e atëhershme se e kishte përdorur politikisht për të goditur liderë të qendrës së djathtë nëpër botë.

Në këto kushte besoj është e qartë se “non grata” e Berishës praktikisht është fshirë dhe është vetëm çështje kohe sa kjo të bëhet zyrtare”, thotë ai.

Urime atëhere!

 

Të Fundit