Kryeministri Edi Rama ka postuar të mërkurën në Facebook disa foto nga Elbasani, ku shihen hapësirat e liruara nga bizneset që kishin vendosur objekte pa leje në hapësirat publike.
Në shoqërim të fotove, Rama shkruan: “Edhe Elbasani po rimerr frymë.”
Ai njofton gjithashtu se së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël për “Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike”.
“Edhe Elbasani po rimerr frymë. Së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”, shkruan Rama
Ndërkohë, 31 korriku është afati i fundit për bizneset që të lirojnë vullnetarisht hapësirat pranë akseve rrugore kombëtare dhe të respektojnë distancën prej 20 metrash nga kanalet e rrugës.
Pas këtij afati, më 1 gusht, do të fillojnë gjobat dhe ndërhyrjet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Sipas kryeministrit Rama, masat ndëshkuese do të fillojnë me bizneset që nuk respektojnë urdhrat, përfshirë edhe kallëzime penale.