Edgars Rinkevics, presidenti i parë në botë që pranon haptazi se është homoseksual

Edgars Rinkēvičs ka bërë histori duke u bërë presidenti i parë homoseksual në Evropë. Politikani u zgjodh nga Parlamenti Letonez të mërkurën, më 31 maj, duke marrë 52 nga 87 vota.

Rinkēvičs pritet të betohet dhe të fillojë zyrtarisht punë në gjysmën e parë të korrikut, duke pasuar kreun aktual të shtetit, Egils Levits, i cili ka mbajtur detyrën që nga viti 2019.

Ndërsa roli është disi ceremonial, ai do të ketë disa kompetenca ekzekutive dhe do të përfaqësojë kombin ndërkombëtarisht.

Riga Pride e përgëzoi Edgars Rinkēvičs për emërimin e tij, duke thënë: “Ne ju urojmë sukses në përmbushjen e detyrave tuaja, në mbrojtje të vlerave të shkruara në Kushtetutë – respektin, drejtësinë dhe barazinë.

Shpresojmë që gjatë presidencës së tij të miratohet një rregullore për mbrojtjen ligjore të të gjitha familjeve”, shtoi organizata.

Politikani doli publikisht si homoseksual në nëntor 2014 ndërsa shërbente si Ministër i Punëve të Jashtme të vendit, post të cilin e ka mbajtur nga viti 2011 e deri më tani. Në atë kohë, ai foli për përmirësimin e statusit ligjor të marrëdhënieve të të njëjtit seks në Letoni.

Megjithatë, njerëzit LGBTQ+ në vend ende përballen me shumë sfida ligjore dhe shoqërore, me kombin që renditet i 37-ti nga 49 shtetet anëtare të BE-së në Hartën dhe Indeksin i “Rainboë 2023”.

Ndërsa Rinkēvičs është presidenti i parë haptazi homoseksual i Evropës, liderë të tjerë politikë, si Taoiseach i Irlandës Leo Varadkar, kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić dhe ish-kapiteni i San Marinos, Regent Paolo Rondelli, janë identifikuar gjithashtu si LGBT+.

Të Fundit