E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja në Fier

Një fëmijë ka humbur jetën në Fier pasi e ka zënë poshtë muri i banesës që është shembur.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, ku dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T.

Për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit