E zë korrenti teksa peshkonte, humb jetën 30-vjeçari në Bulqizë

Një 30-vjeçar humbi tragjikisht jetën këtë të diel në Bulqizë, pasi e zuri korrenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në lumin e fshatit Sofraçan, teksa i riu po peshkonte.

“Rreth orës 17:30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim për mediat.

Të Fundit