Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat pas mbyllje të seancës plenare në Kuvend, se rruga e vetme kundër kësaj qeverie janë protestat.
Berisha komentoi shkarkimin nga këshilli bashkiak të Erion Veliaj, duke e cilësuar atë një gjyq brenda llojit, ndërsa paralajmëroi socialistët se i pret i njëjti fund me të.
“Qytetarët e panë që çdo është e pashpresë dhe rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare dhe protesta kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtete dhe që nuk njeh ligj e Kushtetutë. Sot ishte një mundësi të anulohej seanca dhe të rivendosej Kushtetuta, por problemi është se këta janë Erion Veliaj, janë copy paste, e kanë të qartë se i pret fundi i Erioni”, tha Berisha.