Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren Balluku dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim ishin në nj tryezë me disa kompani lider në tregun e energjisë.
Gjatë fjalës së tij ai është ndalur për të falenderuar edhe ambasadoren amerikane në Tiranë për kontributin e saj, edhe pse ai u shpreh se e “urren ta bëj”.
Rama tha se Kim kishte qenë një gur themeli në këtë iniciativë.
“Disa vite më parë askush s’e imagjinonte dhe sot kemi në dorë të bëjmë të mundur këtë projekt dhe e urrej ta them por më duhet ta falenderoj ambasadoren amerikane sepse ka qenë gur themeli në këtë gjë. Furnizimi me energji është pjesa më e rëndësishme. Pse e urrej? Sepse të falenderosh perandoritë nuk është fort…por pas 30 vitesh SHBA na jep vërtet energji. Jeta kështu e paska”