“E urrej” Fjalët e atentatori pak minuta para se të qëllonte ndaj Trump

FBI ka identifikuar më herët se atentatori i Donald Trump është Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç. I riu nga Butler, Pensilvania, akuzohet se qëlloi disa herë ndaj kandidatit të republikanëve Donald Trump duke u plagosur në vesh.

Pikërisht Trump dhe republikanët janë arsyeja që ai kreu atentatin.

Me një video të shkurtër të shpërndarë në rrjet, ai identifikohet se kush është dhe se urren republikat dhe Trumpin.

Emri im është Thomas Matthew Crooks.

I urrej republikanët dhe urrej Trumpin.

Dhe e dini çfarë: Ju po merreni me njeriun e gabuar’, thotë në video, atentatori i Donald Trump.

Sipas FBI-së, 20-vjeçari rezultonte në regjistrin e votuesve republikan. Autorit që goditi me armë në tubimin e Donald Trump nuk iu gjet ndonjë dokumente identifikimi.

I riu që qëlloi një armë të tipit AR në tubimin e Donald Trump nga çatia e një ndërtese u vra duke u goditur në kokë nga një snajper i Shërbimit Sekret.

Crooks jetonte në periferi të Pitsburgut të Bethel Park dhe mori diplomën e shkollës së mesme të Bethel Park në vitin 2022. Në kohën e sulmit ai kishte veshur një bluzë nga një prej kanaleve më të njohura në YouTube kushtuar armëve të zjarrit, Demolition Ranch, raporton NBC.
RPReplay_Final1720947615

Të Fundit