E tmerrshme çfarë zbuluam: Kamera e fshehtë e Stop nëpër kopshte!

Në muajin nëntor 2023 transmetuam një rast të dhimbshëm, në të cilin një vajzë 3 vjecare përfundoi me këmbë të thyer në kopshtin “Stinët” nga edukatorja Majlinda Dehima.Në atë kohë nisi një kontroll i këtyre institucioneve për licensë e kushte. Sipas Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, vetëm përgjatë muajve nëntor-dhjetor 2023 u zbuluan 60 subjekte pa licencë, pjesa më e madhe e tyre në Tiranë, ku përvec gjobave u mor vendimi për mbylljen e menjëhershme.Edhe në vitin 2024 janë zbuluar dhjetra subjekte pa licencën e duhur për kopsht.Por, shumë nga këto subjekte kanë ndryshuar fushën e veprimtarisë, duke u kthyer në “qendra ditore” ose “ shërbime të përkujdesit komunitar” dhe kjo sipas Drejtorisë së arsimit ka penguar ushtrimin e kontrollit. Shumë të tjera nuk u gjetën fizikisht.Thënë më thjesht, subjektet me shkelje vazhdojnë të funksionojnë si kopshte pavarësisht, se kanë një licencë tjetër. Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, thotë, se kjo është një mënyrë për të mbyllur sytë ndaj paligjshmërisë.Atë, që nuk bëjnë institucionet, e bëmë ne, duke dalë në terren, ku zbuluam, se disa subjekte, pavarësisht se punojnë si kopshte, nuk kanë licencë për kopsht, ose e kanë për shërbime të tjera.U ndalëm konkretisht te “Kopshti i Letës” në Don Bosko dhe te kopshti “Erbore” në Komunën e Parisit”.Duke u bazuar në listën e kopshteve, që gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, emisioni Stop pyeti, nëse ato zotërojnë ose jo licencën e duhur.Iu drejtuamkopshtit privat “Borëbardha” në Don Bosko, pasi në QKB ka një licencë për shërbime të përkujdesit komunitar, por në realitet, funksionon si një kopsht.Për shkak të gjetjeve nga emisioni Stop për subjektin “Borëbardha”, Agjencia e Arsimit e gjobiti atë me 10 milionë lekë gjobë, për shkak se nuk kishte licencën e duhur, si dhe vendosi mbylljen e menjëhershme të tij. Inspektoriati i Punës ishte një tjetër institucion të cilit iu drejtuam.Ky inspektorat gjithashtu gjeti shkelje në kontratat e punës, mosvendosjen në dispozicion e kontratës për mjekun e shkelje të tjera.Ndërsa Inspektorati i Shëndetësisë e gjobiti me 5 milionë, për shkak se subjekti zotëron një licence në shkelje të Ligjit për Inspektoratin Sanitar.

Të Fundit