Ambientalisti Sazan Guri njoftoi dy ditë më parë se kishte humbur Darkin, qenin e shtëpisë, dhe se do ta varroste në një vend sekret, ku në vend të pllakës së gurit do t’i vinte një pemë.
Ndërsa përshkroi me nota dhimbjeje, humbjen e kafshës që hyri në jetën e familjes së tij 19 vite më parë, Guri njoftoi se do të hapte dyert e mortit për 40 ditë, siç bëhet për njerëzit. Kjo e fundit është shoqëruar, mes komenteve pozitive dhe mbështetëse, edhe me tallje, për të ciat Sazani ka dhënë përgjigje sot në një shënim tjetër të titulluar POST MORTUM PËR DARKIN, ku, mes të tjerash, thotë: Fal dhe mirëkuptoj, aq pak sa ishin, ata që nuk ndanë dhimbjen me tjetrin në kësi rastesh, bile edhe ata që bënin sikur çuditeshin me hidhërimin në kësi ngjarjesh, edhe ata që ngatërronin qëllimisht dashurinë ndaj kafshëve me atë të njeriut ose të të afërme, të cilat janë krejt gjera të ndryshme, por që ngjajnë vetëm nga zjarri i dashurisë, diku vatër me flakë me plot dru (nëna, babai, shoku, vllai), diku vatër me prush nga ky dru (kafshët, guri, uji, natyra), por zjarr është prapë.
Së pari një falenderim e mirënjohje që, në pamundësi për t’i falenderu veç e veç, u gjendën në këtë trishtim, dhe ju kërkoj ndjesë të fortë që ju pa dashjen Tuaj morrët nga ky mesazh hidhërimi atë pjesë që nuk ju takonte, por ligji natyror kështu na mëson se gëzimi shtohet kur ti e ndan me njerëzit dhe hidhërimi pakësohet kur ti e ndan prap me ta, ndryshe bota do ishte ‘uni’ egoist dhe s’ka më keq që të ish o prapësi o dreq, por ja që është o mirësi o dlirësi!
Së dyti, fal dhe mirëkuptoj, aq pak sa ishin, ata që nuk ndan dhimbjen me tjetrin në kësi rastesh, biles edhe ata që bënin sikur çuditeshin me hidhërimin në kësi ngjarjesh, edhe ata që ngatërronin qëllimisht dashurinë ndaj kafshëve me atë të njeriut ose të të afërme, të cilat janë krejt gjera të ndryshme, por që ngjajnë vetëm nga zjarri i dashurisë, diku vatër me flakë me plot dru (nëna, babai, shoku, vllai), diku vatër me prush nga ky dru (kafshët, guri, uji, natyra), por zjarr është prap.
Post mortum për Darkin është nxjerrja e dufit të brendshëm që njeriu shpreh kur dikush i mungon që dtth të shprehesh pas vdekjes, që kur thotë Sokrati biri i urtë i Athinës se do të kalojhë o njeri si hidhërimi dhe gëzimi, sepse ato janë të përkohshme, ato janë gripe mendore si depresioni që kap shumë njerëz dhe ti shkon futja kot te mjeku, për shkak të nje mosdije, ndaj pas vdekjes e ka fjalën të shprehurit, të biseduarit, të pirit e kafesë me miq e shokë të paktën për aq ditë sa i duhet qenies frymore t’i dalë shpirti nga Dheu tokë, ku perëndia Hadhes vllai i Zeusit kryen detyrën, nga dheu dole te dheu do të shkosh. Ndërkohë që shpirti vjen e ngjiz nga xheneti dhe atje do të shkojë pas 40 ditësh dhe shpirtrat e mirë atje lart (s’ka rëndësi njerëz apo kafshë, sepse bashkë rrojnë prapë) rrinë të qetë, të paqëm, ndaj dhe thirren e lutem që u prefshin në paqe, siç prehet nipi në pëqi (prehër) të Gjyshit. Ndaj dhe sqaroj për të gjitha ata që nuk janë mësuar me këto koncepte se pres të bisedoj diku në një kafe pranë për 40 ditë, aq sa shpirti i çdo qenie të gjallë është në tokë dhe ai dëgjon, ende gulcon, akoma kërkon ndihmë të dalë dhe sa më i paqtë të ketë qenë njeriu apo qenia e gjallë aq me lehtë del e fluturon. Ndaj, kujdes me konceptin 40, sepse aq duhen qelizat të gjenerohen ose e kundërta të degjenerohen, koncept i cili është nja nga shpikjet më të mëdha të Kuranit, ku mjeksia gjenetike (dy mjek kanadezë) e zbuloi në vitet 1970.
Pas mortum, që gjithë shkenca gjuhësore na mëson se latinisht i thuhet pas vdekjes!? Por sikur ne kemi fjalën njërrokshe ‘mort’ për vdekjen, ra ky mort pa u pamë, prej nga vjen fjala mortje, ajo që të merr për vdekje, por vjen edhe fjala ‘mori i kuq’ që të merr për vdekje, pastaj me um-in prapashtesë latine kthehet në fjalë latine. Se ndryshe si i thoshte kësaj fjale pellazgu apo iliri 10,000 vjet më para se të hynin romakët në lojë?! Nejse histori tjetër. Dhe e dyta si ka mundësi që të gjitha gjuhët e botës përdorin konceptin ‘vdekje’ për kafshët vetëm shqipeja e përdor ngordhi?!!! Që në fakt ngordh mikrobi, ngordh i ligu, që ka shumë të ngjarë që në mesjetë kafshët u bënë sebep për shumë sëmundje si tifo, malarje, murtaja, etj., dhe normal u quajtën në kuptimin bakterial ngordhi. Por, më parë literatura pellazge na mëson se shqiptari thëriste konceptin vdekje për qeniet e gjalla, ku këtij koncepti i shpëtoi vetëm Bleta, ndaj dhe filmi me aktorin e madh Timo Floko u quajt ‘Vdekja e Kalit’. Besoj se ka ardhur koha që edhe për kafshët në gjuhën shqipe duhet të thirrët për ndihmë koncepti ‘vdekje’, sepse e meritojnë.
Nga kërtu lind edhe koncepti ‘Rob Zoti’ për kafshët!? Po pse rastësisht është që Qeni thirret Dog – God anglisht? Po pse rastësisht është që Qeni dhe shumë kafshë të tjera shtëpiake kanë emra njeriu? Po pse rastësisht është që kali thirret at, lopa thirret vashë, kau thirret o ha o bir, pula thirret cik-chiken. Deri para pak vitesh apo dekadash, njeriu, sidomos ky shqiptar jetonte bashkë me kafshën dhe që quhej haur – hanë të urtët bashkë, bijt e Zotit. Po sikur Krishti lindi mes njerëzve dhe kafshëve bashkë. Po sikur nuk ka pasur ndonjëherë jetë njerëzore pa jetë dhe pjesëmarrje të kafshëve në jetën e tyre. Aq më tepër se nuk është vërtetuar ndonjë rast që një Qen të rrijë vetëm në pyll pa njerëz pranë, ose një fshat apo qytet të mos ketë bashkejetesë me kafshën Qen, apo kal apo mace. Duhet me patjetër të ketë të paktën një njeri që Qeni, kali apo maceja të lidh jetën e vet?! Atherë si quhen këta – rob jashtëtokësor, kur ai të shërben, të gjendet, të ndih?! Kur ti je zotni ai nuk mund të quhet rob i zotërisë sate, sepse s’ka faj gjuha shqipe, si askund dhe askush gjuhë tjetër, ku zot poshtë si Zoti lart thirret edhe njeriu, ndaj dhe Qeni i dashur njeri duhet ta konceptosh si rob Zoti. Ndaj mos merr turr dhe vrull të ofendosh të zotin kur shkruan për robin e zotit.
Statusi i Gurit për qenin
E PËRCOLLA TË NDJERIN
Sot date 19 Mars – ditë zie për ne si familje, sepse na u nda nga jeta njëri prej robërve të Zotit, i vetmi katërputrosh në gjirin tonë, Darki i ndjerë. Plot 19 vite më parë, ashtu i zi, leshator, i vogël, lozanjar hyri si pjestar te ne, fillimisht pak me telashe, se pjesa tjetër e shtëpisë mezi e pranoi Darkin e errët, ndaj dhe quhej Dark, dhe si fillim u la në ballkon, por ai ishte racë fisnike ‘Therier’ dhe donte të rrinte e të loste mes të tjerëve të familjes dhe shpejt iu fitoi zemrën të gjithëve, sepse të gjithë kuptuan që ai ndjente, loste, qeshte, qante! Po ku rrinte si i menduar, kjo të bëntë të hidhje poshtë çdo teori gjoja të Pavllovit të madh.
Menjëherë Darki fitoi të drejtën e robit të shtëpisë, dhe paspak edhe atë të punonjesit të Zyrës, ku vinte e ikte njësoj si ne. Ndoshta kuptoi se studuioja jonë ishte studio lirie, dhe Darki nuk pranoi qysh në fillimet e veta zinxhirin që i bën ata të dallohen nga ujku. Ai e hante atë, e shqyente me dhëmbë derisa ne kuptuam që ai donte më shumë lirinë sesa litarin e robërisë.
Darki nuk vonoi dhe mori detyrën e arbitrit në familje! Ai gjente në mes të një sherri se kush kishte të drejtë dhe i drejtohesh me lehje atij që kishte gabim, biles sa më shumë gabim të kishte aq më shumë lehte. Dhe kjo u bë normë në familje se dikujt mund t’ja hidhje, por Darkit kurrë. Ndërsa në zyrë, Darki mori përsipër detyrën e psikologut. Ai ndihmonte, më sakt gjente se kush nga ata që hynin e kishin me hile qendrimin apo futjen në zyrë, dhe lehte aq sa për të na treguar neve se bëni kujdes! Kishte raste që nuk pushonte, dhe Darki nuk gabonte. Detyra e tretë e Darkit ishte kur na shoqëronte në rrugë, ku ai gjente me të qindën e sekondit, nëse ai gjoja i njohuri ishte esëll apo tallaz, zbulonte nëse ai dikushi e kishte seriozisht apo me të futme.
Darki ishte i paparashikuar. Ai arrinte të dallonte edhe llojin e bisedës, tonin e zërit, zhurmat e tingujve që delnin nga pjesëtarët e familjes, por edhe të atyre njerëzve që ishin të huaj për shkallën, për lagjen. Nuk pëlqente ata me kapele të shtrembërt e si hajdutë në kokë, ata të veshur keq ose ata me torba në kurriz! Por Darki dallonte njeriun e mirë, i avitesh duke ukur kokën, duke i krehur pakëz bishtin dhe i pëlqente shumë fare kur ai duhej ta përkëldhelte ose ta fërkonte sadopak atë. Dhe këtë e bënte, jo për kënaqësinë e vet, por sepse ai kuptonte se ky i miri diçka kishte, o i fyer nga shefi, o nga i dashuri ndaj dhe rentte ta qetësonte atë. Nëse ti qaje duke parë një film, Darki nuk i ngjantë fëmijës duke i rënë shkurt me të ëmën – e moj boll qave!? Ndërsa Darki vinte fuste kokën thellë ndërkëmbë që ti ta përkëdhekje dhe të humbisje menjen nën kurrizin e Darkit.
Por Darki kishte dhe aftësinë tjetër, atë të parandjerit të tërmeteve dhe ai e tregoi veten kur lajmëroi duke i rënë krevatit nga poshtë secilit prej nesh, dhe ne brof në këmbë të gjithë dhe pyesnim se çfarë ka Darki!? Darki në fakt s’kishte gjë, por tërmeti kishte me Darkin, i cili e dallonte disa sekonda para, aq sa vala e sizmikës duhej të vinte nga hipoqendra në thellësi drejt epiqendrës në sipërfaqe.
Hirësitë e Darkit nuk kishin të sosur! Ai dallonte pjesëtarin e familjes disa km larg ose të paktën disa qindra metra larg, dhe lehte me gjysëm zëri se ai djali i madh apo i vogël po i avitet shtëpisë. Nuk ndodhte kurrë që Darki, ndryshe nga fëmijët kur rriteshin, mos të të ngrihesh në këmbë dhe të vinte deri të pragu i derës, i gatshëm për të zgjidhur lidhësen e këpucëve. Darki arrinte dhe dallonte llojin e bisedës, tonin e zërit, si dhe timbrin e tingujve dhe të jepte me qindra sinjale që bëj kujdes, duke lehur me cerek zëri. Fëmijët edhe rriten dhe pushojnë së sjelluri harenë e vogëlisë në shtëpi, ndërsa Darki edhe kur u rrit nuk mungoi kurrë të mos gëzonte si fëmijë kur vinte nga zyra në shtëpi, të mos kërcente kur ti e takoje pas disa orësh i ndarë prej tij dhe të mos rendte cep më cep të shtëpisë për të thënë atë që robi i shtëpisë – hare në shtëpi,
Ndaj i kushtoj edhe këtë shkrim pikëllues Darkit tim, të cilit i kam kushtuar edhe një libër në shqip edhe në anglisht “Psikologjia e Qenit”, aq sa kur e lexoi një veteriner i huaj u shpreh se kam lexuar plot e përplotë libra për qen e qenush, për balo e arushë, por kësi librash nuk kam lexuar kurrë.
Darki kishte vite që vuante nga një masë tumorale, ku mjekët përkatës na thanë që edhe ta vinin në gjumë. Mos na i përsërit dy herë i thamë njëzëri burrë e grua?!. Preferuam që, ai Darki që të shqyente deri sa ta nxirrje për nevoja jashtë, tani ta duronim për pavetëdijen që i erdhi ku as shikonte, as dëgjonte as ndjente, e as mendonte si më parë, deri sa javët e fundit filloi të ushqehej pak e më pak, dhe qëlloi që na duhej të iknim në Gjermani me mision atdhetar apo social (takime me bashkëatdhetar për vlera të shqiptarisë), dhe Darki nuk tha as ikni e as rrini, por me shumë gjasa Darki sapo ikëm u fut në agoni që ne të kujtonim e të mbanim mend Darkin si ishte dhe jo sesi të vdiste. Por nusja e shtëpisë që na mori per detyrë të shikonte Darkin në mungesë tonë, pikasi që Darki u rëndua pas pak orësh pasi ikëm ne, dhe ashtu e tramaksur e çoi te mjeku i shtëpisë së qenve te Liqeni i thatë, Vet Hospital Tirana, që i uroj me shpirt për mirësinë që treguan. Aty panë se Darkit i kishin shpërthyer metastazat dhe ata mezi e mbajtën sa erdha nga Gjermania dhe sot në errësirën e darkës, e përcollëm Darkin në botën e amshimit në një vend sektret, ku do t’i ngremë në vend të pllakës së gurtë një pemë të drunjtë.
Ndaj, nga nesër datë 20 Mars, çdo ditë nga ora 09-12 dhe pastaj në pasdite nga ora 15-20 për 4 ditë rrjesht presim ngushëllime aty pranë Alpetit në Bllok. Do t’i lutesha çdo qenie me dy këmbë që nëse nuk kupton dot pjesë nga këto mesazhe për Darkin tim, së paku të heshtë për hatrin tim, të paktën këtë herë.
Ju falenderojmë paraprakisht,
dhe me respekt, SG dv