E shpallur në kërkim, gjykata e ka dënuar me 5 vite burg. Kush është 27-vjeçarja që u arrestua nga policia

Policia e Tiranës i vuri prangat shtetases në kërkim Monika Shaqiri, 27 vjeçe, në operacionin e koduar “Sunday”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

Ajo ishte në kërkim kombëtar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 04.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim”, bën me dije policia.

Të Fundit