E shpallën debitor me 10 milionë lekë..drejtësia vjen vetëm pas transmetimit në ‘Stop’

Në tetor të vitit të kaluar trajtuam problemin e qytetarit Bashkim Çuku nga Elbasani. Ish-ushtaraku, kishte përfituar për vite me radhë pension ushtaraku, por pas mbushjes së moshës së pensionit të pleqërisë, u shpall debitor me 10 milionë lekë, duke u akuzuar për përfitim të padrejtë. Ai iu drejtua Gjykatës Administrative të Durrësit, ku e fitoi çështjen, por vendimi u apelua dhe dosja mbeti prej 5 vitesh në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.Pas interesimit tonë pranë gjykatës dhe transmetimit të rastit, Bashkimi na njofton, se procesi përfundoi dhe madje edhe detyrimi i ngarkuar iu hoq, në një kohë rekord.

Të Fundit