Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur pas arrestimit të Ilir Metës.
Blushi në një prononcim për mediat u shpreh se Meta u rrëmbye në mes të ditës, ndërsa shton se do të jepet përgjigje shembullore për këtë rast.
“Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, akt kriminal të një strukturë kriminale terroriste guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish-Presidentin e Republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit.
Nuk e di ku ndodhet dhe kjo është një fatkeqësi. Kjo tregon gjendjen skandaloze, aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe të ndershëm”, deklaroi Blushi.