Në 24 maj 2024 Stop transmetuam rastin e Ninos, një fëmijë me aftësi të kufizuara, i braktisur nga prinderit e tij në Elbasan dhe që rrinte në shtëpinë e gjyshërve. Këta të fundit janë të moshuar dhe e kanë të pamundur të kujdesen për nipin, ndaj me ndihmën e “Stop”, Nino u sistemua në Qendrën Rezidenciale Durrës. Por pak ditë më parë Nino në telefonon dhe na thotë, se pas tre muajsh në këtë qendër, për të nisën problmet.Noni tregon, se ka patur një konflikt me Denisën, kujdestaren e tij, e cila dyshonte Nino bënte video dhe i niste në redaksinë tonë. Situata u qetësua disi me ndërhyrjen e drejtoreshës, por pas këtij episodi Denisa e lan Ninon me ujë të ftohtë, gjë që bëri, që Nino të kthehet në Elbasan te gjyshërit, duke mos dashur më të shkojë në qendrën e Durrësit.Me kameran e fshehtë, Nino shkon me gjyshin tek Qendra, duke i treguar të gjitha pretendimet, që është dhunuar e larë me ujë të ftohtë dhe se do të largohet.Edhe gazetarja bisedon me titullaren dhe kjo e fundit e pranon episodin e konfliktit, por nuk kishte dijeni për larjen me ujë te ftohtë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]