Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet burgut 313, në Tiranë.
Mësohet se një 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Burimet bëjnë të ditur se viktima është B.H., 43 vjeç, me origjinë nga Kukësi, dhe banues në Kamëz.
43-vjeçari i cili ishte arrestuar 2019, pas akuzohej për veprën penale të “Vjedhjes”, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qelinë e tij pasi kishte varur veten me çarçaf.