Një 60-vjeçar dhe një 66-vjeçar kanë pësuar atak kardiak ditën e sotme duke humbur jetën, në plazhin e Spillesë dhe Velipojës.
Trupi i 60-vjeçarit, në Velipojë, ende i paidentifikuar, është nxjerrë në breg nga dallgët e ujit dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën dhe policinë.
Dyshohet se 60-vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.
Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.
Është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.
Ndërsa më herët, një 66 vjeçar humbi jetën sapo ra në kontakt me ujin në plazhin e Spillesë, në Durrës