E rëndë në Vlorë, vajza godet me thikë babain

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë ku vajza ka goditur me thikë babain.

Policia e Vlorës njofton se pas një sherri familjar në banesë ku vazja jetonte me prindërit, 43 vjeçe ka goditur me thikë babain.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Të Fundit