E rëndë në Vlorë, 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

Një 57-vjeçare ka ndërruar jetë në qytetin e Vlorës. Policia ka bërë me dije se 57-vjeçarja ka humbur jetën në banesën e saj pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe.

Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të Fundit