E rëndë në Vlorë, 5-vjeçari bie nga ballkoni i banesës! Humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në në lagjen “Pavarësia” në Vlorë ku një fëmijë 5-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij .

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorë.

Sipas mjekëve, fëmija ka marrë dëmtime të shumta nga rënia dhe ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Fatkeqësisht fëmija nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Të Fundit