E rëndë në Tiranë/ 41-vjeçarja në Spitalin Psikiatrik sulmon mjeken dhe i thyen telefonin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Soitalin Psikiatrik, ku një 41-vjeçare ka sulmuar një mjeke dhe i ka thyer telefonn.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se 41-vjeçarja me ininciale A.Ç, banuese në Tiranë, ka kanosur një mjekë dhe i ka theyr telefonin.

Menjëherë shërbimet e policisë pranë Komisariatit Nr.4 në kryeqytet po punojnë për kapjen e kësaj shtetaseje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 po punojnë për kapjen e shtetases A. Ç., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi te Spitali Psikiatrik Nr. 5, ka kanosur një mjeke dhe i ka thyer telefonin asaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit