Është gjetur i pajetë një 46-vjeçar përpara shtëpisë së tij në fshatin Selcë e Poshtme të Pogradecit. Kanë qenë familjarët të cilët mëngjesin e sotëm kanë parë pranë banesës së tij 46-vjeçarin me inicalet S.O., ndërsa dyshohet se është vetëvrarë.
Grupi hetimor dhe policia shkuan në vendngjarje ku konstatuan se 46-vjeçari nuk ka shenja dhune, ndërsa familjarët deklaruan se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.” – njofton policia.