Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat në Pogradec. Sipas burimeve për media një 12 vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67 vjeçar po nga i njëjti fshat. Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67 vjeçarit, por është zbuluar vetël tani pasi 12 vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4 muajshe.
E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67 vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve. E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.
Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzën 4 muajshe.
Fill pas kësaj vajza ka tregruar më pas ngjarjen dhe sesi 67 vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.
Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rëndruar psikologjike.



