E rëndë në Përmet, 24-vjeçari mbyt nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Përmetit, ku në bazë të informacioneve paraprake bëhet me dije se një 24-vjeçar ka mbytur nënën e tij.

“Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të Fundit