E rëndë në Korçë! Grushte ndaj presidentit të Skënderbeut dhe djalit të tij gjatë ndeshjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në tribunën VIP të stadiumit ”Skënderbeu” në Korçë.

Një person ka debatuar dhe më pas ka goditur me grusht presidentin e skuadrës korçare, Ardjan Takaj.

Personi në fjalë është prind i një prej lojtarëve të akademisë së Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja e sherrit mes tyre, në të cilën ka ndërhyrë edhe Gerhard Takaj, djali i presidentit të korçarëve, i cili është goditur gjithashtu në momentet e kaosit.

Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës, teksa është shoqëruar jashtë autori i kësaj ngjarje.

Të Fundit