Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në tribunën VIP të stadiumit ”Skënderbeu” në Korçë.
Një person ka debatuar dhe më pas ka goditur me grusht presidentin e skuadrës korçare, Ardjan Takaj.
Personi në fjalë është prind i një prej lojtarëve të akademisë së Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja e sherrit mes tyre, në të cilën ka ndërhyrë edhe Gerhard Takaj, djali i presidentit të korçarëve, i cili është goditur gjithashtu në momentet e kaosit.
Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës, teksa është shoqëruar jashtë autori i kësaj ngjarje.