E rëndë në Greqi, 17-vjeçarja shqiptare var veten pasi u nda nga i dashuri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës (16/01) në Rizari të Bashkisë Edessa, Greqi teksa një studente 17-vjeçare është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj.

17-vjeçarja, e cila ishte me origjinë shqiptare dhe nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz, është gjetur e pajetë pasditen e së martës nga të afërmit e saj.

Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edessë dhe mjekët që bënë përpjekje për ta rikthyer në jetë, nuk ia dolën dot. Vajza e ndjerë tashmë, u deklarua e vdekur klinikisht.

Sipas policisë greke e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës. Mediat greke raportojnë se 17-vjeçarja shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri.

Për ngjarjen tragjike po kryen hetimet paraprake nga Policia. Lajmi tronditi familjen dhe gjithë komunitetin lokal.

 

Të Fundit