E rëndë në Elbasan, gjendet i mbytur një 6-vjeçar në lumin Shkumbin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së martës qytetin e Elbasanit. Rreth orës 19:50 të datës 10 qershor 2025, shtetasja D. A. ka njoftuar Policinë se nipi i saj, një fëmijë 6-vjeçar, kishte humbur prej tre orësh.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, forcat policore kanë nisur kërkimet intensive për lokalizimin e të miturit. Fatkeqësisht, rreth orës 21:30, trupi i pajetë i fëmijës u gjet buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Hetimet e deritanishme të Policisë çojnë në dyshimin se fëmija është mbytur aksidentalisht në lumë.

 

 

Të Fundit