Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i moshuar është sulmuar nga dy qen të racës “Pitbull”, duke përfunduar në spital.
Policia bën me dije se pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull.
Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku po merr asistencë mjekësore. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.