E quan veten ‘Kobra’, kush është pronari i lokalit në Prizren që vrau të riun nga Kukësi

Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visart Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.

Sipas informacioneve të deritanishme, pas përplasjes fizike, konflikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

Nga dëshmitë e dhëna nga 27-vjeçari i plagosur si dhe nga i riu që i transportoi me makinë Arben Basha, ka qenë Dibran Hoxhaj, pronari i lokalit të natës në Prizren që qëlloi në drejtim të të rinjve në momentin që ata po largoheshin me automjet.

Ndërkaq në një shikim në faqen e tij në rrjetet sociale, vihet re se Dibran Hoxhaj njihet ndryshe si ‘Cobra’, ndërsa po ashtu shfaqet jeta luksoze që ai bën.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren.

Të Fundit