E përplas makina e policisë dhe ndërron jetë, manipulohet ngjarja sa viktima del fajtor

Jemi në Elbasan, ku në vitin 2020, Kadri Myrteza,duke udhëtuar me motor, u përplas me një makinë policie dhe ndërroi jetë. Bashkëshortja e tij, Yllka Myrteza, pretendon, se ngjarja është mbuluar, pasi fajtor është shpallur viktima. Skica e parë është bërë nga një punonjës policie, Arben Kotollaku, ndërkohëqë duhet të bëhej nga agjentët e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Sipas ekspertizës së kryer nga Mikel Caku dhe Sefer Venari, të dy drejtuesit janë fajtorë: Myrteza kishte shpejtësi mbi 67 km/h dhe makina e policisë, nën drejtimin e Blerim Bobratit, sot zv.drejtor i policisë Elbasan, lëvizte mbi 40 km/h dhe drejtuesi ishte në gjendje të dehur. Prokuroria ka pushuar çështjen, pasi nuk janë konstatuar elemente të veprës penale.Ekspertiza është kontestuar nga Gëzim Hoxha, i cili thekson, se ekspertët nuk kanë njohuritë e duhura sipas Nenit 179 të Kodit Rrugor. Koco Simaku ka bërë kurs për auditues i trafikut dhe mjeteve lëvizëse dhe Evald Jahoështë inxhinier mekanik për makineri.

Të Fundit