E pazakontë në Elbasan/ Banorët gjejnë një arkivol të mbyllur në përrua, mister ngjarja

Mister në Elbasan! Banorët gjejnë një arkivol të mbyllur në përroin e Zaranikës.

Në rrjedhën e përroit të Zaranikës në periferi të Elbasanit sot në mesditë disa banorë kanë konstatuar një arkivol të mbyllur.

Mbeten mister rrethanat në të cilat arkivoli ka përfunduar në rrjedhën e Zaranikës, ndërkohë që është njoftuar Policia dhe Agjencia e Shërbimeve Publike të Bashkisë së Elbasanit për rastin e pazakontë, që ka shkaktuar një gjendje të pazakontë te të gjithë ata që e kanë parë arkivolin e mbyllur të hedhur në rrjedhën e Zaranikës pranë një blloku banimi.

Të Fundit