E pazakontë! 20 deve “skualifikohen” nga konkursi i bukurisë për shkak të ndërhyrjeve estetike

Një ngjarje e rrallë ka “çoroditur” konkurset e bukurisë për deve në Oman. 20 deve janë përjashtuar nga një garë prestigjioze pasi organizatorët zbuluan se pronarët u kishin bërë kafshëve të tyre ndërhyrje estetike.

Konkurset e bukurisë për deve, të njohura në vendet e Gjirit, konsiderohen si evente me rëndësi të madhe kulturore dhe të trashëgimisë beduine. Mijëra deve konkurron çdo vit për çmime me vlerë miliona paund, dhe gara nuk është thjesht për pamjen, por edhe për karakterin dhe sjelljen e kafshëve.

Megjithatë, në këtë edicion të fundit në Oman, disa rritës të devesh kanë tentuar të përfitonin duke përdorur metoda të jashtëligjshme. Inspektorët zbuluan se disa deveve u ishin injektuar Botox për të fryrë buzët, relaksues muskujsh për të zbutur tiparet e fytyrës, si dhe injeksione me silikon për të zmadhuar gungën e tyre.

Organizatorët theksuan se rregullat për pastrimin dhe ruajtjen e integritetit të konkurseve janë shumë të rrepta, dhe çdo shkelje çon në skualifikim të menjëhershëm.

Të Fundit