Spaku, struktura e posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka nisur hetimet ndaj anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj, i cili u përfshi në një skandal seksual, të transmetuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Stop” në TV Klan.Agjentët e Byrosë Kombtare të Hetimit kanë marrë materialet filmike të emisionit, përfshirë mesazhet e shkëmbyera, audiot dhe videot, që janë prova ndaj anëtarit të KLP-së. Gjithcka nisi, kur një zonjë, iu drejtua Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për t’u ankuar për një prokurore, që kishte cështjen e saj. Ajo tha, se u gjend para një akuze për përndjekje nga ish-partneri, nga dhuna e të cilit, kishte humbur fëmijën.Në këtë fazë, denoncuesja tha, se është kontaktuar në Facebook nga Olger Eminaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas shkëmbimit të kontakteve, komunikimi kaloi në WhatsApp. Anëtari i KLP-së Eminaj e rëndoi gjuhën ndaj zonjës, duke i dërguar edhe foto të organit seksual nga zyra dhe duke zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit, ku ushtron detyrën.Në disa raste janë dërguar edhe audio, apo detaje nga mbledhje zyrtare, duke ngritur dyshime, për sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës.Tani Olger Eminaj do të duhet të përballet me drejtësinë, mbrojtës i së cilës, do të duhet të ishte.



