E pajisur me urdhër mbrojtjeje, nëna në Elbasan dhunohet nga vajza dhe ish-burri

Një 23-vjeçare ka dhunuar nënën e saj në Elbasan. “Në ndihmë” i ka shkuar edhe i ati, i cili është i divorcuar nga nëna e 23-vjeçares.

Policia ka arrestuar 53-vjeçarin (babain e të resë) ndërsa ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 23-vjeçaren.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 52 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Z., 23 vjeçe, babë e bijë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës së 23-vjeçares, ish-bashkëshorte e shtetasit D. Z., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njoftoi policia.

Të Fundit